Pastrimi i fytyres eshte i nevojshem edhe gjate dimrit

Te kujdesemi per lekuren eshte e rendesishme dhe eshte akoma me shume kur presim nje sozin si ky qe po afrohet, ku i ftohti dhe era e vene ne prove te forte epidermen.

Mos harroni se kremrat qe perdorni ne dimer duhet te jene ndryshe nga ato qe perdorim ne gjate veres, nese gjate sezonit te ngrohte mund te perdorim emulsione apo xhel, ne dimer eshte me mire te perkedhelni lekuren tuaj me kremra me te pasur, te studiuar enkas edhe per ato qe kane lekure mikse.

Per nje lekure perfekte edhe ne dimer, pastrimi eshte i rendesishem. Mos harroni qe duhet te kujdeseni per te si ne mengjes ashtu dhe ne mbremje para se te shkoni per tu shtrire. Sigurisht, qe nuk duhet te harroni edhe tonikun i cili rregullon ekuilibrin e PH te lekures. Keshillohet qe te thane mire fytyren para se te dilni nga shtepia, pasi bie ne kontakt me te ftohtin ajo mund te irirtohet dhe te skuqet apo te rripet.

Mos harroni gjithashtu qe ne kete sezon te beni here pas here pastrim tek estetistja profesioniste per te eleminuar papastertite. Per nje lekure te bukur mund te beni edhe ndonje maske speciale ne shtepine tuaj e cila mund te mendohet enkas per te ekuilibruar thatesiren dhe skuqjen e lekures.