Pas depilimit, shmanguni ushtrimeve në rroba të ngushta

Askush nuk e dëshiron lëkurën me puçrra dhe të irrituar në pjesët intime të trupit. Këto gjëra mund t’ju ndodhin nëse bëni ushtrime 48 orë pasi ta keni bërë depilimin.

Meqë pas depilimit lëkura është posaçërisht e ndjeshme ndaj djersës, baktereve dhe rrobave të ngushta, ndërkaq “helankat” e ngushta mund të nxisin edhe rritjen e qimeve.

Dermatologët tërheqin vërejtjen në rritjen e rasteve të tilla që kur “helankat” sërish u bënë pjesë e popullarizuar e veshjeve. /Telegrafi/