Parfum i ri me aromë gjaku

Edhe një herë është parë se prodhuesit e preparateve kozmetike janë të gatshëm për çdo marrëzi, me të vetmin qëllim që ta tërheqin vërejtjen e blerësve, sidomos në këto kohë krizash

Prodhuesit italianë të parfumeve kanë krijuar një linjë bizare të parfumeve, që mbanë erë gjaku, sikur që është thënë, ‘për nder të tretësirës fascinuese që rrjedh nëpër damarët tonë’.

Linja e parfumeve që quhet ‘Blood Concept’ është frymëzuar nga grupet e gjakut – A, B, AB dhe 0 dhe që të gjitha këto parfume kanë aromë metalike në esencën e tyre, që është frymëzuar nga rruazat e kuqe të gjakut.

Prodhuesit e këtij parfumi jo të rëndomtë janë të bindur se ky produkt sa bizar, po aq interesant, do të bëhet hit i vërtetë. Me rastin e lansimit të këtij parfumi, prodhuesit e tij kanë thënë se parfumi bazohet në gjak, pjesën më të studiuar, por megjithatë në të njëjtën kohë edhe pjesën më misterioze të trupit të njeriut.

Parfumi A përbëhet nga bima e gjelbër kopshtore, gjethja e domates, borziloku dhe glikanxoja; parfumi 0 është kombinim i lisënit, trëndafilit, lëkurës, mështeknës dhe kedrit. Parfumi B ka më shumë një aromë drunore, derisa parfumi AB është bërë nga aldehidet, alumini, ardëza, uji dhe kedri.