Pankreasi artificial kontrollon insulinën

Shkencëtarët janë duke punuar për të zhvilluar sistemin e “pankreasit artificial”, i cili do të përcjellë nivelin e sheqerit në gjak dhe në mënyrë automatike do ta stabilizojë atë, pa ndikimin e faktorit njeri.

Sistemi kishte arritur të kontrollojë nivelin e gjakut tek një grup i vogël i pacientëve të sëmurë me diabet, edhe pasi që pacientët kishin konsumuar një shujtë të pasur me karbohidrate, që është njëra nga sfidat më të mëdha të sistemit të pankreasit artificial.

Pjesa më e madhe e këtij sistemi, që është në fazën zhvillimore, kyçe për të është përcjellja e nivelit të sheqerit në gjak dhe pompat e insulinës. Kjo aparaturë e re ka një pjesë shtesë që përcjell hormonin glukagon. Ky është një hormon që parandalon rënien e nivelit të sheqerit në gjak në rast se shton shumë insulinë.

– Është mjaft paradoksale që sa më shumë të sëmurit me diabet të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak

– më shumë janë në rrezik. Hipoglikemia, e cila shfaqet kur në masë të madhe niveli i sheqerit në gjak bie, mund të sjellë djersitjen, gërhitjen, marramendje, konfuzion, e në disa raste mund të jetë e rrezikshme edhe për jetën.

Ky sistem i ri ishte testuar tek njëmbëdhjetë persona të rritur të sëmurë me diabet, tipi 1, në periudhë prej 27 orëve, gjatë të cilave pjesëmarrësit kishin konsumuar tri shujta të pasura me karbohidrate. Në vend se të përqendroheshin në përcjelljen e glukozës me ndihmën e aparatit që gjendet nën lëkurë, hulumtuesit çdo pesë minuta kishin lexuar nivelin e sheqerit drejtpërsëdrejti në gjak.

Sistemi ishte i suksesshëm tek të gjithë pacientët të mbajë nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll.

Ejron Kovalski, drejtor i projektit “pankreasi artificial”, thotë se sistemi insulina–glukagon paraqet ardhmërinë e teknologjisë për pankreasin artificial.