Njiheni lëkurën tuaj

Shkoni te dermatologu, i cili me kontrollim do të vërtetojë lagështinë e lëkurës, tajitjen e sebumit, thartirën e lëkurës, elasticitetin, tendosjen.

E thatë: Për shkak të mungesës së ujit (dehidrimit) dhe tajitjes së pamjaftueshme të sebumit, lëkura është e hollë, e ndjeshme, lehtë ngacmohet dhe qërohet. Shumë lehtë reagon në ndikime të jashtme. Është e hollë, skuqet lehtë.

E yndyrshme: është me shkëlqim dhe e yndyrshme në prekje. Është e ndjeshme ndaj infeksioneve dhe përtëritet ngadalë.

E kombinuar: Disa pjesë të fytyrës (balli, mjekra) janë të yndyrshme, ndërsa pjesët e tjera (faqet dhe lëkura rreth syve) janë të thata.

E ndjeshme: I nënshtrohet skuqjes, ka kapilarë të zgjeruar, të cilët në faqe ose në mollëza krijojnë një lloj rrjete në ngjyrë vjollcë. Është e shpeshtë te personat emotivë, të cilët kanë kapilarë të ndjeshëm.