Nje ushqim i mire per floke me te bukur

Për te pasur flokë te bukur nuk mjafton vetëm një shampo e mire dhe trajtim i tyre ne parukeri. Gjithçka fillon nga pjata juaj. Për flokë te shëndetshëm duhet te konsumoni ushqime te shëndetshme.

Proteina

Keratina, përbërësi kryesor i flokëve, ne fakt është një proteine. Është shume e rëndësishme pra te shtoni ne menynë tuaj me shume produkte qe përmbajnë këtë komponent. Atë mund ta gjeni tek mishi, peshku, por edhe tek perimet.

E mira është te privilegjoni proteinat shtazore, duke qene se përmbajnë acide sulfurike te cilat janë thelbësore për shëndetin e flokëve tuaj dhe shtojnë prodhimin e keratinës. Përdorni me shume mishin e pulës dhe peshkun sesa atë te derrit apo te vicit. Ato jo vetëm qe nuk ju shëndoshin, për shkak se nuk kane shume yndyre, por iu bëjnë mire edhe flokëve.

Zink

Zinku është një obligo-element shume i rëndësishëm për shëndetin e flokëve. Thuhet se ai përforcon fibrat kapilare dhe një mungese e tij do te dobësonte flokët. Duke qene se trupi ynë nuk është i zoti ta prodhoje vete këtë element, duhet qe ne me patjetër ta marrim nga ushqimet. Shtoni neper vaktet tuaja me shume fruta deti, peshk, produkte qumështi, thjerrëza, arra dhe lajthi. Pas moshës 50 vjeçare mire është te konsumoni edhe produkte qe përmbajnë kalcium dhe selen.

Vitamine B

Grupi me i rëndësishëm i vitaminave, qe duhen për te pasur flokë sa me te bukur është ai i vitaminave B. Vitamina B2 rregullon sekretimin e yndyrës ne rrënjën e flokëve, B3-shi stimulon mikro-qarkullimin e gjakut ne pjesën e rrënjëve dhe e ndihmon flokun te behet me i forte, B5-sa nxit zgjatjen dhe iu jep shkëlqim dhe B6 bën te mundur prodhimin me te madh te keratines. Një meny e pasur me këtë lloj vitamine dhe flokët tuaj do jene ashtu si i keni ëndërruar!  Konsumoni me teper buke, drithëra, fruta dhe perime, mish, produkte qumështi, fasule si dhe fruta deti.

Hekur

Për te pasur flokë me te bukur dhe te gjate duhet te shtonim shume hekur ne pjatën tuaj. Duke marre pjese ne transportin e rruazave te kuqe dhe oksigjenit deri tek rrënjët, ky element luan nje rol thelbësor tek rënia e flokëve. Konsumoni mish, peshk, produkte qumështi, kakao, etj. Duhet thënë gjithashtu qe ka disa ushqime te cilat e pengojnë organizmin te përthithë hekurin. Çaji dhe kafeja janë disa nga këto, ndërsa vitamina C ndihmon ne përthithjen e menjëhershme.

Omega 3 dhe 6

Edhe këta dy përbërës janë shume te mire për shëndetin e flokëve. I gjeni tek vaji i ullirit.