Një maskë ideale për flokët e bruneve

Një maskë ideale për flokët e bruneveNëse je brune dhe dëshiron që të zgjaten flokët më shpejt dhe të kenë shkëlqim dhe ngjyrë të njëtrajtshme, bën mirë të kërkosh në dollapin e kuzhinës, sepse atje do të gjesh përbërësin që do të të ndihmojë më shumë se çdo gjë tjetër.

Bëhet fjalë për kafenë. Siç kanë treguar hulumtime të ndryshme, kafeina e ndihmon fijen e flokut të rritet më shpejt dhe lufton rënien e tij, shkruan noa.al, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu, kafeja i jep shkëlqim ngjyrës së flokëve dhe i bën ato të duken më të shëndetshme. Çfarë duhet të bësh? Mbajë llumin nga një kafe turke dhe pasi ta përziesh me pak ujë, në mënyrë që të hollohet, aplikoje në fokë të lara dhe lëre për 20 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të bollshëm.

Një tjetër mënyrë është të përgatisësh një kafe, pa sheqer, dhe pasi të ftohet ta aplikosh në flokë të lara dhe më pas ta shpëlash, duke përdorur edhe balsam, si zakonisht.