Një make up ndryshe

Tonërat në ngjyrë ari janë shumë të bukura sidomos nëse doni të shndërrisni nën dritën e reflektorëve, por gjithmonë duhet të keni kujdes që të mos ekzagjerohet.

Zgjidhni ngjyrën e bardhë nëse keni lëkurë me pigment të fortë dhe nëse keni lëkurë të zbehtë, këshillohet që të përdorni ngjyrat e forta.

Nuk këshillohet që të përdorni kremra të cilët mund të krijojnë edhe efektin e një lëkure më të nxirrë sepse mund të krijojnë një raport mjaft të keq me tonërat e syve.

Mund të jetë e vështirë t’i rezistoni ngjyrave të errta për sytë por një gjë e tillë këshillohet fuqishëm gjatë këtij sezoni. Përdorni kafen e hapur, apo edhe grinë e lehtë dhe në vend të lapsit krijoni një hije të lehtë me ngjyrën e tonit që keni përdorur për qepallat.

 

Jo shumë rimel

Shmangni përdorimin e shumtë të rimelit, sepse një gjë e tillë e zbeh dhe e shuan shikimin tuaj. Asnjëherë mos vendosni rimel mbi sy që janë të lyer sepse efekti vizual do të ishte shumë negativ. Mos përdorni shumë fondotinë, sidomos të një ngjyre e cila bie shumë në sy, e kontrastohet dukshëm me lëkurën tuaj dhe kjo bën që të krijohet dallimi i tmerrshëm në pjesën e qafës. Përsa i përket buzëkuqit përdorni ngjyra të lehta.

 

Shpesh herë gabimet që bën një femër, kanë lidhje me mënyrën sesi ajo trukohet pasi tenton të përdorë make-up të rëndë. Rëndojnë sytë duke zbehur natyralitetin dhe freskinë që i karakterizon, pikërisht atë që duan më shumë meshkujt tek ato!