Një fustan të kuq për cdo grua

Në verë e kuqja është pak e frikshme, me krahët e djegura nga dielli, por në vjeshtë është në vendin e duhur. Fustani i kuq nuk është për të turpshmet.

Askush nuk thotë: “Duhet të fshihem nga bota dhe për këtë vesh një fustan të kuq”. Por një fustan i kuq ka një mesazh të vetëm: “Më shih”. Ndryshe nga një fustan i zi që mund të jetë modest a guxues, një fustan i kuq lë vetëm një lloj përshtypjeje: nuk dështon kurrë së transmetuari bashkimet e ngjyrës, personit që e mban.

Dhe ato bashkime janë të fuqishme. E kuqja është një ngjyrë shndritëse, që ka kuptimin e dyfishtë “stop” dhe “ec”.

Përfaqëson gjoksin e kuq të gushëkuqit mashkull. Lëkura e tij e kuqe josh femrën dhe njëkohësisht paralajmëron meshkujt e tjerë. Ky kombinim i ligë i jep fustanit të kuq një impakt të tillë: ki mendjen, ki kujdes, një shenjë ndaluese, një dritë e kuqe. Por, nga ana tjetër, afrohu. E kuqja prej kohësh është ngjyra që tregon disponimin seksual.

Disenjatori Louise Jackson ka kuptuar që “njerëzit janë të tërhequr nga e kuqja”. Një fustan i kuq në vitrinë i sjell klientët në dyqan. E kuqja është një ngjyrë nga e cila njerëzit mposhten, por jo që e demonstrojnë domosdoshmërisht.

Ato e duan dhe e blejnë, por mund të mos kenë kurajën ta veshin. Në fakt, gratë duhet të ndryshojnë idenë e së kuqes, duhet të jenë të sigurta që mund ta veshin. Në fakt, e mira e së kuqes është se ka një nuancë për çdo ngjyrë lëkure dhe çdo moshë. Atë mund ta përshtatësh me veten, ndërkohë që e zeza mbetet gjithnjë e zezë.”

Në filmin me kartonë, Jessica Rabbit, fantazia e çdo mashkulli, vishte një fustan të kuq, këllëf për trupi. Julia Roberts në “Pretty Woman” kishte veshur një fustan të kuq deri në fund të këmbëve, për takimin e saj në operë me Riçard Gere, dhe nuk dukej si prostitutë atë mbrëmje.

Një fustan i kuq kërkon vëmendje. Edhe nëse prerja është modeste, ngjyra bën që të kthesh kokën, nuk mund t’i rezistosh. Kjo e bën një kandidat të përkryer për tapetin e kuq. Aktorja Minnie Driver ka veshur disa fustane të kuq në kohën e saj. Ajo shpjegon se sekreti i fustanit të kuq është se bën gjithë punën në vendin tënd. Por, nëse do të veshësh një të tillë, duhet të jesh e përgatitur që çdo centimetër e paraqitjes sate të gjykohet nga njerëzit.