Një aspirinë në ditë mban larg vdekjen

Një aspirinë në ditë mban larg vdekjenShkencëtarët pretendojnë se 1 aspirinë në ditë mund të mbajë larg vdekjen.Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA, ka publikuar të dhëna të reja, sipas të cilave, marrja e një aspirine në ditë, mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerin në zorrën e trashë.

Task Forca, sipas CNN, doli në përfundimin se pacientë nga 50 deri në 59 – vjeç, që kanë një rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, mund të ulin rrezikun për sulmet në zemër dhe kancerit e zorrës së trashë, duke marrë të paktën një aspirinë në ditë.

Ata vunë re gjithashtu se edhe moshat 60 – 69 mund të përfintojnë nga aspirina, megjithatë këta të fundit duhet më parë të këshillohen për trajtimin me një ekspert.

Studiuesit konkluduan se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar efektet pozitive dhe negative në shëndet nga përdorimi i aspirinës nga persona nën 50 – vjeç dhe mbi 69 – vjeç.

CNN shkruan se kjo është hera e parë që kjo Task Forcë, rekomandon aspirinën për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin në zorrën e trashë për këto grupmosha.