Ngjyrat e erreta shndritese per thonj, trend i pranveres

Ato që ndjekin trendet, thonjtë gjatë pranverës i lyejnë me ngjyra të errëta shndritëse – por gjithsesi të formësuara në formë të lehtë këndore.

Ngjyra e hirit është shumë në trend këtë sezon. E zeza është zëvendësuar me tone tjera të errëta, jo vetëm për manikyr dhe makijazh, por edhe në tesha dhe veshje të brendshme.

Ngjyrat e errëta shndritëse, e metalit ose gri e errët dhe variacionet e argjendta, janë shumë të popullarizuara. Sa i përket kombinimit të ngjyrave – gri e errët dhe e kaltra janë të efektshme.

E kuqja klasike sërish është kthyer, duke përcjellë ngjyrën e portokalltë dhe atë rozë. Të tria ngjyrat janë të popullarizuara në plotësimin e kombinimeve të buzëkuqit dhe manikyrit.