nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Ngjyra e menstruacioneve zbulon ndryshime në trupin e femrës!në Shëndeti & Dieta Ngjyra e gjakut rozë është karakteristikë për mbarimin e ciklit menstrual ose për shkak se paraqitet më herët, mund të jetë shenjë e shtatzënisë së hershme, çrregullimeve hormonale apo sëmundjeve të rrezikshme të organeve riprodhuese. Me siguri keni vënë re që gjatë një cikli menstrual ngjyra e gjakut ndonjëherë është më e hapur, ndonjëherë më e errët si dhe shumica e femrave ballafaqohen me gjakderdhje në formë të pikave gjatë ciklit. Ajo që mund të jetë faktor përcaktues i ndonjë nga këto çrregullime, është ngjyra e gjakut dhe nëse vëreni ndonjë ndryshim të pazakontë, kontaktoni mënjëherë mjekun tuaj. Rozë Ngjyra e gjakut rozë është karakteristikë për mbarimin e ciklit menstrual ose për shkak se paraqitet më herët, mund të jetë shenjë e shtatzënisë së hershme, çrregullimeve hormonale apo sëmundjeve të rrezikshme të organeve riprodhuese, kështuqë është më mirë të vizitoni një gjinekolog. E kuqe e ndritshme Nëse kjo është ngjyra standarde e gjakut gjatë ciklit, mos u shqetësoni- është krejtësisht normale. Problemi lind kur gjakderdhja zgjat më shumë se një javë dhe gjaku nuk bëhet rozë e hapur dhe nuk zbehet. Në rast të tillë drejtohuni tek mjeku. E kuqe e errët Edhe ngjyra e kuqe e errët është plotësisht normale, sidomos në mes të ciklit menstrual. Nëse ngjyra nuk zbehet me kalimin e ditëve dhe vazhdon të rrjedh gjak më shumë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë e hershme e abortit tek gratë shtatzëna, ose në rastin më të keq – prania e tumoreve në trup. E kuqe – portokalli Kjo ngjyrë është me të vërtetë një dukuri e pazakontë, kur bëhet fjalë për menstruacione dhe zakonisht i referohet ndonjë infeksioni. Me këtë nuancë ngjyre, përcjellet zakonisht edhe aromë e pakëndshme e cila është shenjë se duhet ti drejtoheni mënjëherë mjekut. E kaftë në të zezë Edhepse ndoshta mund të ju tingëllojë keq, ngjyra e kaftë e errët në gjak, në fakt është gjaku i vjetër i mbetur, që nuk ka arritur të pastrohet e të dalë dhe është mbajtur për arsye të ndryshme në mitër. Këtë mund ta vëreni nëse peroidat tuaja janë vonuar për disa ditë. Në përgjithësi kjo është normale, por nëse vëreni ngjyrë portokalli apo të zbehtë, kjo mund të jetë padyshim shenjë e infeksionit. Gjakderdhje të rënda Në shumicën e femrave, të paktën një ditë nga tërë cikli pasohet me gjakderdhje të madhe në krahasim me ditët tjera. Zakonisht, kjo është dita e dytë apo e tretë dhe është krejtsisht normale. Nëse gjakderdhja nuk ndalon gjatë tërë javës me sasi të mëdha të humbjes së gjakut, duhet ta informoni mjekun për gjendjen tuaj. Gjakderdhje në formë të pikave Nëse në brekët tuaj apo pecetën higjienike vëreni njolla gjaku, ndërsa nuk e keni kohën e menstruacioneve, drejtohuni tek gjinekologu sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak se kjo dukuri mund të jetë shenjë e rregullimeve hormonale apo shtatzënisë së hershme. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …