Nëse për dy javë ushqeheni kështu, do të humbni pesë kilogramë

Shumica e njerëzve që në fillim dorëzohen nga dietat e tyre të planifikuara, mandej rreth ushtrimeve në palestër, për një trup, siç kanë ëndërruar, dhe u kthehen shprehive të vjetra në ushqim.

Mos jini njëri prej këtyre njerëzve. Nuk keni arsye ta bëni këtë, sepse pas vetëm dy javësh mund ta ndieni ndryshimin në trupin tuaj dhe të ndiheni mirë në lëkurën tuaj. Ja disa sfida, është e juaja të vendosni nëse do ta pranoni apo jo!

 

Rregulli i parë

shumë i thjeshtë – pa

karbohidrate!

Nëse qëllimi juaj është t’i largoni kilogramët e tepërt, t’i humbni kaloritë tepricë dhe ta zvogëloni numrin e konfeksionit, është koha që si energji ta përdorni dhjamin, e jo karbohidratet. Në fakt, nëse trupi juaj është nën ndikimin e pandërprerë të karbohidrateve, trupi më me dëshirë do t’i shpenzojë ato se sa ta shpenzojë dhjamin. Nëpërmjet dietës me proteina vetëm me ushqim do t’ia dilni që trupi juaj të shkrijë dhjamin. Pos se do të filloni të humbni në peshë, do të ndiheni edhe më mirë. Nëse vendosni që në dy javë t’i largoni karbohidratet, nuk do të jetë fare e lehtë, por krejt në fund do të ndiheni sikur e keni arritur majën e botës. Shumë njerëz gabojnë kur përdorin shumë karbohidrate me bukë, makarona, çokollata, sheqer, alkool dhe pemë. Shmangni këto ushqime dhe ushqehuni me proteinat nga vezët, mishi i pulës, mishi dhe peshku, pastaj me bishtajoret, si spinaqi, bizelja, karota, sallata. Po ashtu, mos e harroni bademin, vajin e ullirit dhe arrat.

Sa herë të konsumoni brenda ditës?

Me rëndësi është të konsumoni tri shujta brenda ditës dhe një zamër, si dhe të konsumoni shumë ujë. Nëse jeni adhurues i kafesë mund t’i konsumoni dy, por pa sheqer, me pak qumësht, apo zëvendësojini me çaj të gjelbër.

 

Menyja ditore

e dietës me proteina:

Kafjalli: dy vezë, gjysmë avokado dhe pak proshutë të tymosur.

Dreka: gjoks pule nga skara dhe sallatë me vaj ulliri.

Zamra: disa arra.

Darka: mish gjedhi dhe perime, me një sallatë sipas dëshirës.

 

Edhe pse kjo dietë në ditën e parë duket mjaft e vështirë, lukthi shumë shpejt do të ju mësohet me sasi më të vogla të ushqimit. Ajo që është më e rëndësishmja është se mundi do të ju shpaguhet dhe nëse nuk e keni mashtruar veten, brenda dy javësh do të humbni pesë kilogramë.