Në trende pantallona me ngjyra të theksuara

Pas zgjidhjes së kritikuesve botëror të modës, edhe kreatorët për pranverë-verë propozojnë të jemi të fortë në zgjidhjen e pantallonave me ngjyra të forta.

Pavarësisht nga stili juaj, ata propozojnë t’i fusim ngjyrat, pa dallim nëse mbajmë pantallona të lëkurës apo shkojmë në punë, për evenimente formale ose për në qytet me atlete. Pantallonat, thonë ata, duhet të jenë me ngjyra.

Sipas tyre, gratë e forta për këtë pranverë-verë mund të theksohen vetëm në këtë mënyrë. Kjo do të thotë se duhet të gjejmë pantallona apo xhinse me të cilat do t’i përcjellim trendet e modës.

Megjithatë, propozojnë, kur mbajmë ngjyra të forta të pantallonave, të zvogëlojmë me pjesën e lartë dhe të lozet me aksesorë interesant të modës, çante dhe këpucë. Megjithatë, mua më pëlqen ideja për ngjyra të tilla të forta të pantallonave. Po juve? Shikoni galerinë prej dhjetë veshjeve të pistave botërore të modës dhe vendosni vetë.