Në trend pantallonat në formë trapezi

Nëse doni që të jeni në trend, pantallonat në formë trapezi kombinoni me këmisha të gjera, me lloj-lloj ngjyrash, me pallto apo edhe me këmisha njëngjyrëshe

Vitet e ’70-ta, shkëlqimi dhe pantallonat në formë trapezi përsëri janë kthyer në modë.

Bukuroshet e stilit ‘boho’, sikur Farah Fawcett, kanë mbizotëruar në botën e modës.

Kështu, me pantallona të stilit retro janë parë edhe të famshmet, sikur Claudia Schiffer, January Jones dhe Mila Kunis.

Nëse doni që të jeni në trend, pantallonat në formë trapezi kombinoni me këmisha të gjera, me lloj-lloj ngjyrash, me pallto apo edhe me këmisha njëngjyrëshe.

Por, nëse ata i kombinoni me bluzë të thjeshtë ‘T-shirt’, atëherë pantallonat trapezoidë do ta karakterizojnë tërë gardërobën dhe do t’i japin asaj pamje të veçantë.

Sikur që thamë më parë, me pantallona në formë trapezi është parë edhe ylli i “Black Swan”-it Mila Kunis, e cila në ceremoninë “Cosmopolitan’s Fun Fearless Male Awards” në Nju Jork, është parë me rroba të bardha në formë trapezi, derisa aktorja nga filmi “Avatara”, Zoe Saldana, pantallonat e saj i ka kombinuar me një këmishë të bardhë.

Claudia Schiffer i ka kombinuar pantallonat e saj me një bluzë të thjeshtë.

Këta pantallona përshtaten edhe me stilin hipi, pra të kombinuar me këmisha lara-lara dhe me flokë të lëshuara.

Do të ishte mirë megjithatë që të evitonit shiritat hipi për flokë, por për këtë shkak, platformat janë gjithmonë të mirëseardhur.