Në trend kapelat ‘must have’

Kapelja nuk të mbron vetëm nga i ftohti, por personalizon lëkurën dhe vlerëson fytyrën. Por duhet të jetë ajo e duhura.

Blerje të zgjuar, do ta cilësonin stilistët, blerjen e një kapeleje, pasi edhe këtë vit do të jetë tejet në modë. Mjafton vënia e një kapeleje fine dhe me ngjyrat e duruara për t’u bërë të dukeni tejet trendi dhe të veçantë njëkohësisht.

Edhe në propozimet e fundit që bëjnë stilistët më në zë, që nga “Gucci”, “Channel” dhe “Versace”, modelet e tyre kanë mbajtur në pasarela kapele. Për këtë stilistët deklarojnë se edhe këtë vit kapelet janë produkti që çdo vajzë duhet të ketë “must have”.
Por kujdes! Pasi vendosja e një kapeleje të tillë zhvendos vëmendjen tonë nga pjesa tjetër e trupit duke e fokusuar kryesisht tek koka. Për këtë duhet që vajzat të bëjnë edhe një truk të veçantë, duke i kushtuar rëndësi buzëkuqit, t’i përshtatet ngjyrës së kapeles, trukut dhe veshjes në përgjithësi.

Pak para se të blini një kapele, e cila edhe këtë vit do të përbëjë një trend dhe do ju bëjë të dukeni më në modë, do ishte e këshillueshme t’i blini një në ngjyrë të zezë, gjithmonë është në modë dhe lehtësisht e kombinueshme me çdo lloj veshje. Po kështu edhe tonalitete e tjera të ngjyrave si bezha, bluja, kafja dhe e kuqja e errët. /Telegrafi/