Në modë janë aksesoret që ndriçojnë dhe shkëlqejnë

Veshjet duhen kombinuar edhe me aksesorët e duhur. Cilët aksesorë janë në modë aktualisht? Meqenëse vazhdon stili vintage, në modë janë aksesoret që ndriçojnë dhe shkëlqejnë.

Premisat janë për argëtim të pafundmë të kësaj vere duke qenë se propozimet që na vijnë nga shtëpitë më të mëdha të modës janë të shumta.

Aksesorët prej kohësh janë kthyer në miqtë më të dashur të femrave. Zinxhirë, unaza, varëse, vathe, nuk gjen femër që nuk i përdor. Në asnjë rast, pavarësisht kohës, nuk mungojnë.

Disa janë të fiksuara e i kombinojnë me çfarëdo veshje, çantë apo këpucë, të tjerat më pak, por gjithsesi nuk harrojnë t’i përdorin kur duhen.

bizhuteri

Aksesore