Në fytyrën e pastruar qitni krem hidrant

Koha e ftohtë dhe erërat thajnë lëkurën, mu sikurse edhe ndryshimi i përnjëhershëm i temperaturave, p.sh. kur nga shtëpia e ngrohtë dalim në pikë të dimrit.

Për ta penguar krijimin e luspave të thara, të kruarit e lëkurës dhe pëlcitjen e saj, për çdo ditë në fytyrën e pastruar qitni krem hidrante.

Kremi nuk bën të ketë teksturë tepër të yndyrtë, sepse kremi i yndyrtë në kohën jo të duhur mund të shkaktojë probleme, kështu që mbyll poret dhe bashkë me në to mbyll papastërtinë. Në këtë mënyrë krijohet një poligon i vërtetë për puçrra.

Kremi juaj hidrant patjetër duhet të ketë faktorin mbrojtës SPF, sepse edhe pse nuk i ndiejmë rrezet e diellit në fytyrën tonë, ato ndikojnë në krijimin e rrudhave dhe e bëjnë lëkurën të duket e plakur. Nëse lëkura juaj është tepër e thatë dhe ka rrezik të pëlcitjes, përdorni kremin e natës, i cili kujdeset për bukurinë tuaj edhe kur jeni në gjumë. /Telegrafi/