nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Ndryshimet në lëkurë tregojnë se keni mungesë të vitaminavenë Shëndeti & Dieta Për t’u vërtetuar që me ushqim konsumoni mjaftueshëm materie të dobishme, dëgjojeni organizmin tuaj dhe sinjalet që jua dërgon ai. Nëse vëreni ndryshime në trup, kjo do të thotë se ju mungon ndonjë vitaminë ose mineral. Këto janë ndryshimet në trup, të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Plasaritja e lëkurës në skaje të buzëve Ju mungojnë: hekuri, zinku dhe vitaminat B, si B3, B2 dhe B12. Kjo është e zakonshme te vegjetarianët, sepse për shkak të mënyrës së të ushqyerit shpesh nuk konsumojnë mjaftueshëm materie të përmendura. Zgjidhja: konsumoni më shumë kikirikë, bishtaja, mish të shpezëve, salmon, ton, cezë guaska dhe gaforre. Absorbimi i hekurit rritet me vitaminën C, e cila gjithashtu ndihmon në luftë kundër infeksionit. Kombinojini këto dy ushqime me perime si brokoli, speci i kuq, lakra jeshile dhe lulelakra. Ënjtja e kuqe në fytyrë (nganjëherë edhe në vende të tjera) dhe rënia e flokëve Ju mungon: vitamina B7, e njohur edhe si vitamina për flokë. Nëse konsumoni vezë të papërpunuara, një gjë e tillë ju bën të ndjeshme sepse proteina e pranishme në vezë të papërpunuara, me emrin avidinë, e bllokon aftësinë e organizmit që ta absorbojë biotinën. Zgjidhja: konsumoni më shumë vezë të ziera (zierja e çaktivizon avidinën), salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, arra, mjedra dhe banane. Paraqitjet e kuqe ose të bardha në lëkurë, të ngjashme me aknet, zakonisht në fytyrë, duar, kofsha dhe prapanicë Ju mungojnë: acidet esenciale yndyrore dhe vitaminat A dhe D. Zgjidhja: konsumoni më pak yndyra të ngopura, ndërsa trans-yndyra, si margarina dhe yndyrat e forta bimore, i hiqni prej përdorimit dhe e rritni konsumimin e yndyrave të shëndetshme. Ju nevojitet më shumë salmon dhe sardele, fruta si arrat dhe bajamet, si dhe fara të lirit për vitaminën A. Konsumoni më shumë perime jeshile dhe perime si karotat, patatet e ëmbla dhe specat e kuq. Këto perime kanë mjaft beta-karotinë, e cila nga organizmi juaj përdoret për ta marrë vitaminën e nevojshme. Gjithashtu, vetëm 10 minuta në diell do t’ju ndihmojnë që të pranoni vitaminë D. Therjet, mpirjet dhe djegiet në duar, këmbë ose diku tjetër Ju mungojnë: vitaminat e grupit B, si acdi folik (B9), B6 dhe B12. Kjo mungesë lidhet drejtpërdrejt me nervat periferike. Simptomat e përmendura mund të paraqiten edhe në kombinim me ankth, depresion, anemi, lidhje dhe çekuilibër hormonal. Zgjidhja: konsumoni spinaq, shparguj, panxhar, fasule, vezë, guaska, gaforre dhe mish shpezësh. Ngërçet në muskuj, dhimbjet në gishtërinj, nyja, këmbë dhe shpinë Ju mungojnë: magnezi, kalciumi dhe kaliumi. Nëse merreni rregullisht me ushtrime fizike, mund të humbni shumë minerale ( dhe vitamina të grupit B, të cilat treten në ujë) për shkak të djersitjes së tepërt. Zgjidhja: konsumoni më shumë banane, bajame, lajthi, kungullesha, qershi, mollë, grejpfrut, brokoli, perime me fletë jeshile si lakra dhe spinaqi dhe fletë të luleradhiqes. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …