Ndjehuni të lirë të kombinoni ngjyrat në dimër

ndjehuni-t-euml-lir-euml-t-euml-kombinoni-ngjyrat-n-euml-dim-euml-r_hdRrobat e dimrit nuk duhet të jetë gjithmonë në ngjyrë të errët, ne mund të zgjedhim edhe ngjyrat e ndritshme dhe të errëta së bashku për të krijuar një pamje të ngrohtë në ditët e ftohta të dimrit.

Kombinime të këndshme në dimër:

Ari dhe vishnje: ngjyra vishnje është konsideruar si një nga ngjyrat më të nxehta këtë sezon. Kombinimi i saj me ngjyrën e artë është fantastik për dimrin duke qenë se këto dy tonalitete janë komplementare të njëra-tjetrës.

E zeza dhe ngjyra gështenjë: ky kombinim ju dhuron harmoni dhe hijeshi në veshje. Ju mund të kombinoni një palë pantallona të zeza me një triko gështenjë.

Ngjyra mustardë me të kuqen e ndezur: ju pëlqen të kombinoni ngjyra të ndezura dhe të çmendura bashkë? Në qoftë se dëshironi të jeni unik dhe ndryshe nga të tjerët atëherë kombinoni këto dy ngjyra së bashku. Ky kombinim do t’iu dhurojë një pamje të lumtur dhe ndryshe nga pjesa tjetër.