nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshillaKëshilla për lëkurë Ndiqni këto këshilla që të dukeni 10 vjet më e renë Këshilla për lëkurë Do të dëshironit që të dukeni 10 vjet më e re? Me makijazhin e duhur ju mund të hiqeni sikur koha nuk ekziston dhe nuk është objektivi juaj. Make up i duhur të ndriçon fytyrën, të thekson shikimin dhe të nxit buzëqeshjen. Pra me një makijazh të bukur, ju mund të tregoni me krenari vitet tuaja dhe të vlerësoni bukurinë. Ja disa truke që ju ndihmojnë që të dukeni më e re: Ndriçimi – Çfarë përdorni për make up-in tuaj? Duhet patur kujdes, pasi fondotinta dhe produktet që të mbulojnë, rrezikojnë lëkurën dhe të rëndojnë. Kremi me një teksturë të lehtë dhe të shndritshëm të ndihmojnë ti jepni dritë lëkurës me ëmbëlsi. Beauty Routine – Ndërkohë sekreti i një lëkurë të butë dhe të shndritshme është kujdesi i përditshëm që i kushtojmë. Evitoni trukun e përditshëm dhe përdorimin e një make up-i të rëndë. Gjithashtu hiqni trukimin para se të flini, pasi lëkura ka nevojë të marrë frymë. Si e bën – Nëse shpërndani fondotintën me gishta, e keni gabim. Mënyra më e mirë për të përhapur produktin është të hidhni një sasi të vogël dhe ta shpërndani me penel, duke nisur nga qendra e fytyrës. Kjo do të të ndihmojë të shpërndani më mirë ngjyrën duke reduktuar papastërtitë. Recetat e bukurisë – Për një lëkurë delikate duhen përdorur produktet e freskëta dhe natyrale. Vaji vegjetal, kripa e detit dhe kosi janë një maskë e mirë skrabi për të masazhuar fytyrën dhe trupin, ideale për të hequr qelizat e vdekura, për të ushqyer dhe ndriçuar lëkurën. Less is more – Pluhurat të theksojnë rrudhat, si pasojë mos e ngarkoni shumë syrin me hije të errëta dhe doza të ekzagjeruara tonesh. Mësohuni të përdorni pak, dhe ta vendosni me durim dhe kujdes. Ngjyrat e tua – Ngjyra portokalli dhe rozë janë për të dhënë një pamje të ngrohtë me ëmbëlsi, e kuqja një klasike e madhe, dhe shkëlqim për një elegancë. Konsultohuni me një ekspert dhe fokusohuni tek nuancat për të përmirësuar fytyrën. Me një buzëkuq të errët buzët do të duken më të lehta. Pak shkëlqim – Nëse theksoni vetullat me një laps me hijen e duhur, do ju ndriçojë shikimin. Mos e trukoni pjesën e poshtme të syrit dhe kufizohuni në një make up të lehtë në qepalla. Përdorni rimel që të thekson qerpikët. Vetulla – Nëse vetullat e tua janë katandisur në një vijë të hollë, atëherë kërkoni ndihmën e një eksperti. Ndiq linjën e fytyrës tënde duke i shmangur të gjitha qimet. Vetullat i japin forcë shikimit tuaj dhe janë aleate të bukurisë. Zgjidh – Mos e mbingarkoni fytyrën, prandaj zgjidh ose sytë ose buzët. Përqendrohuni vetëm në një detaj, dhe kjo do i japë forcë të gjithë fytyrës. Një make up i lehtë të jep mundësi të shfaqesh më mirë, thekson bukurinë tuaj me elegancë dhe i jep shkëlqim fytyrës. Çështje marke – Zgjidhni produkte të thjeshta dhe me cilësi. Mënyra më e mirë për tu kujdesur për lëkurën është durimi, me një ushqyerje të mirë dhe pak sport dhe… sigurisht shumë lumturi. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …