Ndihma e parë gjatë krizave në dashuri

Edhe marrëdhëniet midis çifteve mund të “sëmuren”. Si t’i shërojmë me kohë.

1. Flirton me vajzat e tjera

Kur i dashuri juaj shpesh i shikon femrat e tjera dhe ju buzëqesh, kjo me siguri se ju shkon në nerva.

Por, nuk është problem nëse nervat janë në pyetje, ngase me kalimin e kohës nuk do ta vëreni një gjë të tillë. Në mënyrë ironike, është pikërisht kjo ndjenjë që të dashurin tuaj e shtyn të kërkojë vëmendjen diku tjetër. Dhuroni pak më tepër vëmendje dhe përsëri do të jetë juaji.

2. Bën rrëmujë

Mal prej librave, një cunam i vërtetë në dollapë… Lajmi i mirë! Nuk jeni të vetmet, sepse rreth 80% e femrave ankohen në partnerin e tyre, sepse shkaktojnë rrëmujë nëpër shtëpi. Lajmi i keq është se nuk do të mund ta përmirësoni, por mund të ndryshoni qëndrimin tuaj. Pra, atë rrëmujë shikojeni si një imtësi dhe më mirë të përqendroheni në anët e mira të tij.

3. 100 % është e kundërta juaj

Ndoshta dallimet ofrojnë nganjëherë, por shkencëtarët kanë theksuar se sa më të theksuara që janë dallimet midis partnerëve, aq më të mëdha janë gjasat për të pasur konflikte.

4. ‘Cunami’ verbal

Kurdoherë që keni kundërshtuar mendimin e tij fillojnë konfliktet. Në fakt, nëse i dashuri juaj vjen nga një familje ku gjërat diskutohen me zë të lartë, atëherë kjo do të thotë se ju gjërat i diskutoni në mënyrë krejt ndryshe. Jini një detektiv i vërtetë, kuptojeni rrethin dhe komunikoni me të njëjtin zë.

5. Shikoni kush po investon më tepër

Te prindërit e cilit po e presim Vitin e Ri apo ndonjë festë tjetër? Kush këtë vit zgjedh ku të shkojmë për pushime verore? Është çështje kohe kur do të filloni të numëroni se kush çka ka bërë.

6. Ora policore

Marrja në pyetje se ku dhe me kë keni kaluar natën me të vërtetë di të jetë e tmerrshme. Në vend se të tentoni kontrollin e partnerit tuaj pa vetëdijen e tij, apo t’i vëni litarin në qafë dhe ngjashëm – e gjithë kjo është një paranojë e cila sjell pasiguri në jetë.

7. Është i ftohtë

Nëse i dashuri apo partneri juaj nuk është edhe aq romantik sikurse nëpër filma, kjo nuk do të thotë se i ka dalë afati. Gjeni kohë për ledhatime, përqafojeni atë.

8. Shprehi të vogla, por që irritojnë

Është në pyetje vetëm koha se kur do të shpërtheni nga mënyra se si e konsumoni supën apo përpini ushqimin. Natyrisht, këtë nuk e bëni me qëllim, por ju duhet të qetësoheni. Pra, në mënyrë krejt shoqërore tentoni ta bindni të harrojë atë shprehi, ngase ai mund të mos jetë fare i vetëdijshëm se çfarë po bën.