Mungesa e seksit sjell infarktin

Pas hiq më pak se 14 hulumtimeve shkencore, është vërtetuar se ata që bëjnë seks vetëm përkohësisht janë në rrezik më të madh për të pësuar sulm në zemër.

Në fakt, gjatë aktit seksual shtohen të rrahurat e zemrës dhe shtypja e gjakut, që tek personat e moshuar shkakton infarktin, ngase zemra e tyre nuk është e fortë për një lodhje të tillë, ngase nuk është në formë.

Kardiologja Ejmi Tompson shpjegon:”Që njerëzit të jenë më të shëndoshë, e që zemra e tyre të jetë në gjendje më të mirë, do të duhej që së paku pesë herë brenda javës me nga gjysmë ore të merren me aktivitete fizike, që është e barabartë me planifikimin punë në kopsht apo seks”.

Ajo, po ashtu, shton se një person sa më aktiv të jetë në jetën seksuale, aq më të pakta janë gjasat që të përjetojë sulm në zemër, ngase muskujt e zemrës janë më të fortë.

Shkencëtarët po ashtu theksojnë se aktivitetet seksuale janë arsye për tradhti, që po ashtu është shumë e rrezikshme për zemër. Me këtë rast shtohet adrenalina në organizëm, që tek më të moshuarit mund të shkaktojë infarkt.

Shkencëtarët nga Kuinsi, para disa muajve, kanë ardhur në përfundim se seksi tri herë brenda javës, apo edhe më shpesh, pos zvogëlimit të mundësive për sulm në zemër, zvogëlon edhe mundësitë për sulm në tru.