Mungesa e acidit folik shkakton kancerin

Kombinimi i mungesës së acidit folik në organizëm dhe ndryshimet në gjenin SHMT1, i cili ndikon në sintezën e ADN-së, rrit rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë, kanë treguar rezultatet e hulumtimit të ri, të publikuar në revistën shkencore “Cancer Research”.

Hulumtimi çon në konkludimin që gjeni SHMT1 mund edhe vetvetiu të jetë shkak i shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, por tregon edhe në cilën mënyrë acidi folik (kompleksi i vitaminave B) mund të rrisë rrezikun nga ai lloj i kancerit te njerëzit me probleme në gjenin SHMT1, kanë bërë të ditur mediet franceze.

Ushqimi dhe gjenetika, siç kanë theksuar shkencëtarët, së bashku veprojnë në krijimin e qelizave kancerogjene.

Ata kanë theksuar edhe që futja e acidit folik në organizëm ka rëndësi të madhe, sepse mungesa e tij çon deri te dëmtimi i ADN-së.

Acidin folik në sasi të madhe e përmbajnë pemët dhe perimet e ndryshme, farërat, bimët bishtajore, drithërat dhe arrat.