Mukusi i kërmillit, efikas kundër rrudhave

Një kompani kolumbiane e kozmetikës pohon se ka zbuluar që mukusi (“pështyma”) e kërmillit është shumë e dobishme në përtëritjen e lëkurës. Produktet e kësaj kompanie shumë shpejt do të dalin në tregun britanik.

“Capibell”, kremi për fytyrë i përfituar nga mukusi i kërmillit, kujdeset dhe e “hekuros” lëkurën.

Është ideal për lëkurën e më të vjetërve, e nëse mund t’i besohet prodhuesit të tij, ky krem është shumë efikas kundër rrudhave.

Ky krem është prodhuar nga kompania kolumbiane “Laboratorios Lissia”. Kërkuesit shkencorë e kësaj kompanie kanë ardhur deri te kjo ide krejt rastësisht, pasi kanë vërejtur se pas prekjes së kërmijve në laborator, kishin duar të buta si mëndafshi. Kremi i cili kushton dhjetë dollarë është i fundit në serinë e disa produkteve jo të zakonshme me origjinë shtazore për kujdes ndaj lëkurës. Më parë në treg ka dalë një serum për lëkurë, i përfituar nga helmi i gjarprit, derisa peshqit që e pastrojnë lëkurën e këmbëve tanimë janë një lajm i vjetër. Efikasiteti i mukusit të kërmillit do të prezantohet javën që vjen, në panairin e kozmetikës, në Milano të Italisë.