Mrekullitë e hudhrës

Hudhra ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës. Këtë pohon një studim i Emory University School në Atlanta, sipas të cilit hudhra është e kurë e mirë për muskujt e zemrës, sidomos pas një infarkti. Kjo për shkak të substancave kimike të veçanta që ajo ka në përbërje.

Studimi ka treguar se si një substancë me përbërje sulfuri, e cila është e pranishme te hudhra shmang në mënyrë të ndjeshme vdekjen e indeve pas infarkteve e ndërhyrjeve kirurgjike në zemër.

Praktikisht, përdorimi në sasi të vogla i kësaj substance sjell rioksigjenimin e indeve, duke prodhuar hidrogjenin sulfuror, i cili sjell gjak të ri për shërimin e dëmtimeve.

Eksperimenti është kryer mbi minjtë, të cilët janë ndarë në dy grupe. Njërit grup i është dhënë hidrogjeni sulfuror, ndërsa grupit tjetër jo.

Është vënë re se minjtë e trajtuar me këtë substancë  kanë pasur një përqindje më të ulët të indeve të dëmtuara.

Sidoqoftë, substance duhet marrë në sasi të limituara për shkak të natyrës së saj toksike.

Pas efekteve pozitive në presionin e gjakut dhe luftën kundër viruseve, tashmë hudhrës i njihet dobia edhe në shërimin e zemrës pas operacioneve ose infarkteve.