Mos e mbani laptopin mbi trup!

Specialistët pohojnë se laptopi është mirë të përdoret mbi tavolinë ose më e keqja të vendoset mbi një jastëk të mbështetur mbi gjunjë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të harrojmë se të gjitha pajisjet elektrike përhapin dallgë elektromagnetike.

Rrezatimi elektromagnetik tek laptopët ndodh më shumë në pjesën e poshtme, për këtë arsye organet gjenitale mund të preken më shumë nga rrezatimi.

Do të ishte më me vend që laptopin ta vendosni mbi tavolinë ose ta mbështesni mbi një jastëk kur e mbani mbi gjunjë. Megjithëse deri tani nuk është përcaktuar apo shfaqur ndonjë sëmundje po analizohet mundësia e shkaktimit të kancerit për shkak të prishjes së strukturës qelizore.