Mollët jeshile luftojnë celulitin

Shumë janë munduar deri tani personat që duan të mbajnë trupin në formë, për të patur një fizik pa celulit.

Jo vetëm kanë harxhuar kohën dhe paratë, por kanë “harxhuar” edhe alternativat e të qënit të shendetshëm, por jo të shëndoshë.

Mjekët-studiues thotë tani se nuk është nevoja as të mbahen dieta drastike, as të bëhet sport pambarim në palestër, e as të bëhen operacione plastike për heqje dhjami. Mund të nisni ta zgjidhni problemin duke përdorur sa më shumë mollë jeshile në dietën tuaj.

Sigurisht, këshillohet që bashkë me to të përdoret edhe një dietë ushqimore e moderuar, jo pa kontroll. Por, molla është baza.

Duke qënë se mollët jeshile janë shumë të lëngshme dhe acidi i tyre është “i zhytur” në lëng, ato këshillohen si ushqimi më i mirë që ndihmon në luftën kundër celulitit.