Modelet e thonjve të festave si motive tartan

Sapo afrohen festat, të gjithë nxjerrim nga sirtarët ato pulovrat e leshta me motive tartan. Për ata që nuk i kanë e që nuk kanë mundësi t’i blejnë, propozojmë që t’i vizatojnë motivet te thonjtë.

Gri, të kuqe, jeshile…njësoj si pulovrat. Nëse keni edhe bluzën edhe thonjtë, ka rrezik që, këtë vit, babagjyshi të vij t’iu kërkoj vetë!

Shihni galerinë me fotografi dhe zgjidhni modelin që pëlqeni më shumë. Ne na pëlqyen të gjitha!/living/