Misri si ilaç

Sot misri radhitet në drithërat më të rëndësishëm në botë. Shërben për ushqimin e njeriut, ndërsa përdoret edhe në përpunimin e prodhimeve industriale.

Misri përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, thartirë folike, fosfor, kalium dhe magnez. Me pjekje ose zierje, misri bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse lirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga ndikimet e dobëta të radikalëve të lirë.

Kokrrat e misrit janë të pasura me fijeza të cilat e ulin nivelin e kolesterinës në gjak. Misri mbron nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës, nga. katarakti dhe nga sëmundja e Alzhaimerit.

Misri u rekomandohet edhe shtatzënave në tre muajt e parë. Në mjekësinë popullore është i vlefshëm sidomos tufa e misrit, që është mjet i jashtëzakonshëm për tajit jen e urinës si dhe mjet shumë i dobishëm dhe jo i dëmshëm për dobësim (ulje të peshës). Përmban shumë fijeza bimore dhe kështu zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë.

Çaji nga tufa e misrit përdoret te rastet e sëmundjeve të rrugëve urinare, te sëmundjet e zemrës, edemat dhe reumatizmi. Nëse përdoret një kohë të gjatë, i zbërthen gurët dhe e qet rërën nga veshkat.

* 1 lugë e tufës së tharë të misrit qitet në 3 dl ujë të valë. Zien 3 minuta. Pihet 3 herë në ditë nga një filxhan çaj.

Për uljen e tensionit të gjakut: 3 lugë miell misri qiten në 3 dI ujë të ftohtë. Lëngu i përgatitur nuk duhet të përzihet. Mielli lihet në fund të enës si telfe. Ky lëng duhet pirë çdo ditë, për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa kujt i pëlqen, mund ta shfrytëzojë në vend të ujit.

Çaji për dobësim:

* 40 g kokrra misri qiten në l litër ujë dhe zihen 10 minuta. Çaji i përgatitur pihet gjatë ditës në sasi të vogla.

* l lugëz e tufës së tharë mirë (nëse nuk është plotësisht e tharë humb nga efekti), përvëlohet me një filxhan ujë të valë, lihet për disa minuta dhe kullohet. Merret nga l lugë çaji të nxehtë të pasheqerosur çdo 2-3 orë. /Telegrafi/