Merreni këtë vitaminë, për dëbimin e mushkonjave!

Merreni këtë vitaminë, për dëbimin e mushkonjave!Vitaminat janë të domosdoshme për organizmin tonë, por këtë risi që do t’ua themi, me gjasë nuk e keni ditur. Derisa vera po afrohet gjithnjë e më shumë, të gjithë ne do të donim që verën të mos e kalonim në shoqëri të mushkonjave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një mbrojtje natyrore kundër kafshimit të mushkonjave mund t’ua ofrojë vitamina B1, e njohur edhe si tiaminë. Vitamina B1, në fakt, mund ta ndryshojë aromën natyrore të trupit tuaj, duke u bërë të neveritshëm për mushkonjat. Kjo vitaminë gjendet në tharm të bukës, në oriz të vrugët, në mëlçi, vezë…

Është parë që personat, të cilët konsumojnë sasi më të mëdha të kësaj vitamine, mbajnë aromë të tharmit të bukës. Derisa këtë aromë nuk e ndiejnë të tjerët, atë e ndiejnë mushkonjat dhe ajo i bën që të largohen me të shpejtë nga ai njeri. Një lajm i mirë është se nuk ka mundësi ta teproni me marrjen e kësaj vitamine, meqë organizmi automatikisht e hedh jashtë sasinë e tepërt.