Mënyrat natyrale për lëkurë të ndritshme

Ekspozimi i tepërt në diell, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për stinën e verës apo të dimrit, mund të sjellë deri te njollat e errëta në lëkurë, të cilat nuk duken fare bukur.

Lajmi i mirë është se këto ndryshime fare të padëshiruara nga lëkura mund t’i “fshini” në mënyrë krejt natyrale.

Mënyrat natyrale

Nga lëngu i limonit dhe të bardhët e vezës mund ta formoni një krem për shkëlqimin e lëkurës. Merrni sasi të barabartë si të lëngut të limonit, po ashtu të bardhëve të vezës, i përzieni dhe i ngrohni në një enë. Pritni që kjo masë të shndërrohet në gjysmë të fortë, më pas masën largojeni nga ena dhe ruajeni në një enë tjetër të qelqtë, të cilën do ta mbani në frigorifer. Vendoseni kremin në lëkurë dhe pritni për 15 minuta para se ta shpëlani. Këtë krem përdoreni çdo ditë, derisa nuk e fitoni tenin e dëshiruar për lëkurën tuaj.

Kremi për mbrojtje nga rrezet UV

Një nga mënyrat më të lehta që lëkura juaj të jetë e ndritshme dhe me shkëlqim është që rregullisht të përdorni krem për diell me faktorë mbrojtës. Secili krem me faktorë më të lartë mbrojtës se 15 apo edhe më tepër mund të jetë mbrojtje nga dielli, pa marrë parasysh stinën. Në mëngjes pastrojeni fytyrën dhe vendoseni kremin, sepse kjo do ta parandalojë shfaqjen e njollave të padëshiruara.

Pilingu, një herë në javë

Hiqni qafe qelizat e vdekura me pilingun për lëkurë, së paku një herë brenda javës. Largimi i këtyre qelizave në mënyrë natyrale shndrit tenin tuaj të lëkurës. Lëkura do të jetë më e ndritshme, nëse një praktikë të tillë e vazhdoni për më shumë se një muaj. Pilingun mund ta bëni edhe ju vetë. Merrni dy lugë sheqer ngjyrë kafeje dhe përziejeni me një të katërtën e një gote qumësht. Përziejeni derisa ta marrë një formë gjysmë të fortë. Vendoseni në lëkurë për disa minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të vakët.

Maskat vendore

Edhe maskat vendore po ashtu mund të ju ndihmojnë ta ndriçoni lëkurën dhe ta ktheni shkëlqimin e saj të dikurshëm. Për një maskë vendore merrni nga një lugë lëng prej trangulli, limoni, domatja. Përziejeni dhe masën e fituar vendoseni nëpër të gjitha pjesët e fytyrës. Mbajeni për disa minuta dhe shpëlajeni. Nëse e aplikoni një mënyrë të tillë, për katër javë do ta ktheni shkëlqimin e fytyrës suaj.