Mënyra më e thjeshtë për ta mbajtur lëkurën të re

Njëra nga aktoret më të bukura hollivudiane, Jessica Biel, nuk dëshiron të grimohet shumë pasi që nuk i pëlqen grimi i tepruar. Në vend të kësaj ajo ka një recetë të thjeshtë bukurie.

“Sapuni dhe uji janë shokët e mi më të mirë kur është në pyetje kujdesi ndaj fytyrës”, thotë ish- e dashura e Justin Timberlake.

Kjo bukuroshe ka një mënyre të veçantë, për ta mbajtur lëkurën e fytyrës të butë dhe të re. Këtë fshehtësi ajo e ka zbuluar nga shoqja e nënës së saj.

Aktorja nuk dëshiron ta teprojë me makijazh, prandaj kur e vendos atë kurrë nuk e tepron, sepse nuk dëshiron të ketë makijazh shumë të ekspozuar.

“Gjatë ditës vë vetëm pudër, kurse për daljet e natës i shtoj pakëz buzëkuq dhe hije”, ka thënë aktorja. /telegrafi/