Mënyra më e mirë e kapjes së flokëve bishtalec

Çfarë mund të jetë më e thjeshtë se sa kapja e flokëve bishtalec?

Pothuajse, për çdo femër, ky stilim flokësh mbetet mënyra më e thjeshtë dhe e rehatshme që mund të përdorin në përditshmërinë e tyre. Pavarsisht nëse janë duke ushtruar, apo thjeshtë nuk kanë kohë të bëjnë diçka më të komplikuar, zënja e flokëve bishtalec gjithmonë rezulton të jetë zgjidhja ideale. Kjo është arsyeja pse Bright Side ka vendosur të paraqesë një video shumë të dobishme për të ju ndihmuar të bëni stilimin e preferuar të flokëve dhe sa më origjinal! Bishtalec në më pak se 5 minuta kohë:

Së pari bëhet kapja e gjysmës së flokëve duke i lidhur me një lastik. Më pas marrim pjesën e sipërme dhe e krehim duke krijuar sa më shumë volum, dhe në fund kapim pjesën e sipërme të mbetur dhe e lidhim së bashku me bishtin paraprak, duke krijuar kështu një bishtalec në tërësi, të lirshëm dhe me shumë stil. Përcjellni videon në vazhdim: