Menta qetëson lëkurën

Meqë vepron si antibiotik, nenexhiku ndihmon kundër akneve dhe të gjitha irritimeve të tjera të lëkurës, pastron poret, tërheq rrudhat dhe jep dukje.

Përveç që shtohet si erëz në ushqim menta (nenexhiku) përdoret edhe në kozmetikë, sepse është qetësuese dhe vepron në lëkurën e fytyrës. Shpesh herë tek produktet haset me emrin “menta”. Njëra nga arsyet është përdormi i saj i gjerë është fakti që nenexhiku qetëson lëkurën e irrituar dhe zbut kruarjen.

Meqë vepron si antibiotik, nenexhiku ndihmon kundër akneve dhe të gjitha irritimeve të tjera të lëkurës, pastron poret, tërheq rrudhat dhe jep dukje rinore. Ju propozojmë që vet të bëni maskë nenexhiku në shtëpi. Prodhimet për këtë maskë mund të gjenden në çdo shitore.

Përbërjet:
• 1 tufë nenexhik
• 1/2 gotë qumësht
• 1 lugë kafeje mjaltë
• 1 të verdhë të vezës
• 1 lugë miell elbi

Përgatitja

Tre lugë nenexhik të freskët që më herë e keni copëtuar mirë, hidhni gjysmë gote qumësht mbylleni enën dhe prisni që të ftohet. Masës shtojini edhe një lugë mjaltë, pak miell elbi dhe një të verdhë veze. Masën përzieni mirë deri sa të fitoni masë homogjene dhe pastaj me gishta lyeni fytyrën dhe qafën. Mbani gjysmë ore dhe pasja shpëlani mirë./telegrafi/