Me dieten me patëllxhanë humbni deri në 8 kile

Me dieten me patëllxhanë humbni deri në 8 kileMe anë të kësaj diete, për dy javë mund t’i humbni deri në 8 kile. Patëllxhani ka veti unike shëruese dhe mund ta ulë dukshëm nivelin e kolesterolit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shembull i menysë së kësaj diete:

Kafjalli

Kafjalli është i njëjtë për dy javë. Sallata me patëllxhanë: ndajeni përgjysmë një patëllxhan të madh, qitni kripë dhe lëreni që të lëshojë lëng. Më pas priteni në katrorë, shtoni domate të grira, një lugë vaj ulliri dhe lëreni që të qëndrojë paksa. Përpos kësaj mund ta pini edhe një filxhan kafe, apo çaj jeshil pa sheqer.

Dreka

Supë me patëllxhanë: 1-2 patëllxhanë grini në shirita dhe fërgoni në gjalpë. Shtoni speca të grirë, karotë dhe qepë, e më pas fërgoni për pesë minuta. Perimet qitni në ujë të valë, me kripë, duke i zier për pesë minuta. Në supë mund të shtoni edhe selino dhe perime të tjera. Sasia që mund ta hani nuk është e kufizuar.

Darka

Patëllxhan me perime: 1 patëllxhan të pjekur në furrë, të cilit i keni shtuar pak hudhër. Lejohen edhe dy grisha të holla të bukës së thekur dhe një filxhan jogurt pa yndyrë.