Me ‘peeling’ kundër rrudhave

Lëkura deri në vitet e tridhjeta me sukses rigjenerohet shpejtë, derisa në moshë më të madhe i duhen deri 40 ditë, kështu që fytyra juaj duket e pabarabartë dhe e lodhur, ndërsa ngjyra rozë e fytyrës që do të duhej ta kini, sikur është humbur.

Për këtë ju rekomandojmë peeling të fytyrës dy herë në muaj, respektivisht një herë në çdo dy javë në mënyrën në vijim:

1. Peeling në kushte shtëpiake – lageni fytyrën me ujë të vakët për ta zbutur, pastaj merrni krip ose sheqer dhe me gishta në mënyrë të butë bëni masazh fytyrës. Mos e shtypni së tepërmi, fytyrën për të mos skuqur atë.

2. Kremi për peeling – mundeni vetë të zgjidhni varësisht sipas tipit të lëkurës suaj, më e rëndësishme nga të gjitha është që ato të përmbajnë granule.

Vërejtje: Peelingun nuk guxoni ta bëni shumë shpesh, mund ta dëmtoni lëkurën. Ndërsa si këshillë shtesë në përkujdesjen e fytyrës është edhe hidratimi i rregullt i lëkurës pas peelingut dhe gjithmonë largoni makijazhin pas pune apo pas argëtimi të natës në qytet. /telegrafi/