Maskë e shkëlqyer me kakao dhe kafe

Dëshironi një lëkurë të bukur, të freskët, dhe pa rrathë të errët rreth syve? gjëja e parë që duhet ta mendoni është kafeja dhe kakao – një përzierje për maskë të shkëlqyer për të gjitha llojet e lëkurës.

Përbërësit për maskën:

4 lugë pluhur kakao pa sheqer
4 lugë kafe e bluar
8 lugë salcë kosi, qumësht ose jogurt
2 lugë mjaltë ose 2 lugë lëng limoni për lëkurë të yndyrshme

Sa për produktet e qumështit ju mund të përdorni qumësht prej bajameve ose prej kokosi. Në këtë maskë lejohen edhe disa zëvendësime si: vezë, vaj ulliri, vaj bajamesh. (në rastin e zëvendësimit të përbërësve, keni kujdes tek sasia dhe sigurohuni që masa mos të jetë shumë e lëngshme).

Përzieni njëherë kafenë dhe kakaon, pastaj shtoni qumështin, salcën e kokosit apo jogurtin, përzieni sërish duke shtuar mjaltin ose lëngun e limonit. Pas përzierjes, aplikoni masën në fytyrë të pastër dhe rreth qafës. Lëreni të veprojë masa deri sa të thahet plotësisht.

Lagni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe vendoseni atë në fytyrë për të zbutur maskën. Lani maskën nga fytyra juaj me ujë të vakët. Në qoftë se lëkura juaj është e ndjeshme, shmangni fërkimin e tepërt.

Është interesante se kjo lloj maske mund të ruhet në frigorifer për disa ditë me radhë deri në përdorimin e ardhshëm.