nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për fytyrë Maskat me banane një mrekulli për fytyrën tuajnë Këshilla për fytyrë Fryti i gjatë me lëvore të verdhë, që mund të gjeni në mbarë botën, përveçse është i shijshëm, në fakt është i shkëlqyeshëm edhe për shëndetin dhe kujdesin ndaj lëkurës, pasi që është i pasur me vitamina B6 dhe B12, që e bën një mbrojtës të shkëlqyeshëm kundër njollave, rrudhave, linjave dhe lëkurës së lëshuar. Bananet mund të përdoren për shtimin e bukurisë si dhe ringjalljen e lëkurës. Në vijim ju paraqesim disa receta që ua shtojnë bukurinë, ku është e pranishme banania. ,raporton Gazeta Kosova Sot MASKË ME BANANE PËR NDRIÇIMIN E LËKURËS Kjo maskë ka për qëllim reduktimin e njollave të zeza nga fytyra. Prania e mjaltit në maskë përçon përbërësit e saj ndriçues në lëkurë dhe largon bakteret që mund të shkaktojnë puçrra ose akne. Për më shumë, e hidraton lëkurën në vend se të bëhet e yndyrshme. Lëngu i limonit ndriçon pjesët e errëta të lëkurës. Përbërësit e nevojshëm: Mjaltë – 1 lugë; Lëng limoni – 1 lugë; Banane – 1. Si ta përgatisni: Bananen e qëruar e shtypni në një tas me një lugë. Aty më pas shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit. Para se ta aplikoni maskën në fytyrë, e shpëlani fytyrën tuaj me sapun dhe e thani. Maskën butësisht e vendosni në fytyrë. Lini përzierjen në fytyrë për 15 minuta, e shpëlani me ujë të vakët dhe e thani me peshqir. MASKË ME BANANE KUNDËR NJOLLAVE Kjo maskë është e pajisur me përbërës të fortë, si lëng portokalli, që lëkurën e furnizon me vitamina C, që prodhon qeliza të reja në lëkurë dhe pakëson njollat. Jogurti ngushton poret dhe e bën lëkurën që të duket më e re. Përbërësit e nevojshëm: Banane – 1; Jogurt i trashë – 1 lugë; Lëng portokalli – 1 lugë. Si ta përgatisni: Merrni bananen, e qëroni dhe e shtypni. Shtoni jogurtin dhe lëngun e portokallit në të. Shpëlajeni fytyrën me sapun paraprakisht, para se ta aplikoni maskën në fytyrë. Bëni masazh fytyrës dhe më pas aplikoni maskën. E lini për 10-15 minuta. E shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë. Përfundoni procesin duke aplikuar krem hidratues, sipas dëshirës. MASKË ME BANANE PËR PASTRIM TË FYTYRËS Kjo maskë e fytyrës ka për qëllim pastrimin e lëkurës dhe ta heqë gjithë papastërtinë nga lëkura, derisa qumështi rekomandohet nga ekspertët si pastrues i lëkurës. Po ashtu e zbut lëkurën e irrituar. Përbërësit e nevojshëm: Banane – 1; Qumësht – 1 lugë; Lëng limoni – 1 lugë. Si ta përgatisni: E shtypni bananen e qëruar. Më pas shtoni 1 lugë qumësht në mënyrë që të krijoni një pastë. E aplikoni maskën në fytyrë dhe qafë dhe e mbani për së paku njëzet minuta. Më pas e shpëlani me ujë të vakët. MASKË ME BANANE PËR LËKURËN E YNDYRSHME Kjo maskë është e shkëlqyeshme për lëkurën e yndyrshme. Maska është e pasuruar me përbërës të butë. Kjo maskë largon të gjitha papastërtitë në lëkurë. Po ashtu ofron lehtësim nga sëmundjet e lëkurës, si ekzema apo kafshimet nga insektet, derisa lëkurës i dhuron shkëlqim dhe butësi. Limoni me antioksidues, ndriçon lëkurën dhe çehren po ashtu. Përbërësit e nevojshëm: Banane – 1; Mjaltë – 1 lugë; Lëng limoni – 1 lugë; Tërshërë – ¼ e gotës. Si ta përgatisni: Bananen e qëroni dhe e shtypni në një tas. Ia shtoni lëngun e limonit , mjaltin dhe tërshërën. Përzierjen e lini të pushojë për së paku 10 minuta. Aplikojeni këtë përzierje në fytyrë, e lini për 15 minuta, e shpëlani më pas fytyrën dhe e thani me peshqir të butë. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …