nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeMakeup & Estetikë Maskara me ngjyra përsëri në modënë Makeup & Estetikë Disa vajza preferojnë grimin e theksuar, e disa duan më shumë pamjen natyrore. Por, në të gjitha rastet, përbërës i domosdoshëm për zbukurim është maskara Me anë të maskarës, pamja juaj duket më mistike dhe mbresëlënëse, duke dhënë një prekje finale për çdo pamje. Me vite kanë ekzistuar vetëm dy nuanca të maskarës, e zeza dhe e kafenjta, por revolucioni i bukurisë ka sjellë një llojllojshmëri ngjyrash. Maskarat me ngjyra janë ato që do të duhej çdo zonjë t’i ketë në çantën e saj kozmetike. Edhe pse ju duket si tepër e guximshme, mos ngurroni me ngjyra, transmeton gazeta Kosova Sot. Tirkizi, e kaltra dhe ngjyra vjollcë janë ato të cilat do t’ua theksojnë sytë dhe do ta freskojnë grimin tuaj rutinor. Nëse mendoni se cilën maskarë duhet ta përdorni me këtë grim ‘të guximshëm’, atëherë njëra ndër maskarat që preferohet nga bukuroshet e njohura nga e tërë bota, është maskara “L’Oréal Paris Miss Baby Roll”. Harroni hijet e rënda kozmetike, sidomos gjatë muajve të verës, e në vend të tyre pamjen përmirësojeni me anë të maskarës me ngjyra. Për një rezultat sa më të mirë, në rrënjën e qerpikëve vendoseni maskarën e zezë, e në maje të tyre vendoseni atë me ngjyra. Theksoni sytë tuaj me bërjen e një vije përgjatë qerpikëve me tush të syve. Mund të përcaktoheni edhe për pamjen që kërkon shtimin e hijes për sy, të variantit ‘nudo’. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …