nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për flokë Maska vetëm me tre përbërës për flokë të bukurnë Këshilla për flokë Kujdesi për flokët shpeshherë di të jetë një proces i vështirë dhe mërzitshëm, pasi që, përveçqë duhet të siguroheni që keni flokë të fortë dhe të shëndetshëm, duhet të kujdeseni edhe për shkëlqimin dhe bukurinë e tyre të jashtme. Produktet komerciale janë të shumta, megjithatë shumica prej tyre janë të mbushura me kemikale dhe si rrjedhojë shumë femra kërkojnë alternativa natyrale për trajtimin e flokëve të tyre. Më poshtë ua kemi sjellë një recetë, me vetëm tre përbërës, që ju ndihmon të keni flokë më të shëndoshë dhe më të fortë. Dy nga përbërësit e kësaj recete janë kanella dhe mjalti, përbërës këta që për vite të tëra janë përdorur nga kompanitë që prodhojnë produkte për kujdes ndaj flokëve, shkruan Gazeta Kosova Sot. Mjalti Mjalti është njëri nga përbërësit më të njohur natyral në botë, si dhe ka përdorim tejet të gjerë. Tash e shumë vjet mjalti është pjesë e pandashme e shumë trajtimeve natyrale të rutinës së bukurisë. Disa nga përfitimet që flokët tuaj mund t’i kenë nga mjalti janë: Mjalti përmban vitamina, minerale dhe elemente të tjera që ushqejnë, riparojnë dhe mbrojnë flokët dhe lëkurën e kokës. Stimulon rritjen natyrale të flokëve; Riparon majat e çara; Ndihmon në reduktimin e tharjes së flokëve; Lufton rënien e flokëve dhe forcon rrënjët; Vepron si qetësues natyral i lëkurës. Kanella Kanella është e njohur për aromën e këndshme dhe vetitë e shëndetshme që ka dhe si e tillë është një përbërës që mund të gjendet në shumë produkte të kujdesit për flokët. Mirëpo, ajo që nuk e dinë shumë njerëz është që kanella vepron si stimulues për kapilarët dhe si rrjedhojë përshpejton rritjen e flokëve. Kjo falë sasisë së madhe të enzimave, vitaminave dhe antioksiduesve që përmban. Disa nga përfitimet që mund t’i keni nga kanella janë: Pastrimi i lëkurës së kokës dhe ruajtja e shëndetit të rrënjës së flokut Eliminimi i zbokthit; Shkëlqimi i flokëve; Riparimi i flokëve të dëmtuar. Përzierja e kanellës, mjaltit dhe balsamit për flokë të bukur Kombinimi i këtyre tre përbërësve ofron një trajtim të fuqishëm për flokët tuaj që përshpejton rritjen e flokëve dhe njëkohë- sisht ndihmon edhe në shtimin e shkëlqimit të tyre. Andaj, nëse kohëve të fundit e keni vërejtur që flokët tuaj janë bërë më të thatë dhe më të pajetë, ia vlen ta provoni këtë recetë. Përbërësit: 3 lugë gjelle kanellë 3 lugë gjelle mjaltë 5-6 lugë gjelle balsam flokësh Përgatitja: Përzieni mjaltin dhe kanellën në një enë deri sa të krijohet një përzierje homogjene. Shtojani balsamin dhe vazhdoni me përzierje. Sasia e përbërësve të nevojshëm për këtë recetë është bërë duke marrë për bazë femrat me flokë të gjatë, andaj, nëse keni flokë më të shkurtër, mund ta përdorni sasinë e fituar për dy aplikime. Përdorimi: Fillimisht, pastrojini flokët mirë e mirë dhe ndajini në shtresa duke përdorur krehër. Aplikojeni përzierjen me brushë ose krehër dhe sigurohuni që t’i mbuloni gjithë flokët tuaj, mirëpo duke e shmangur me shumë kujdes lëkurën e kokës, pasi që në këtë mënyrë mund të shkaktoni irritim. Nëse mendoni se është më lehtë, aplikojeni përzierjen duke përdorur duart dhe trajtojini flokët duke iu bërë masazh. Për rezultate sa më të mira, mbështillini flokët me një qese plastike dhe mbështillini më pastaj edhe me peshqir. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e vet për rreth një gjysmë ore, pastaj largojeni peshqirin dhe lëreni qesen për edhe rreth 3-4 orë, para se t’i shpëlani flokët. Për shkak se ky është një trajtim natyral, rezultatet mund të mos shihen menjëherë, pra keni nevojë ta përsëritni trajtimin. Receta funksionon për të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht për femrat me flokë normalë dhe të yndyrshëm. Nëse keni flokë të thatë, mund ta shtoni edhe një lugë gjelle vaj ulliri. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …