nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për flokë Maska që mund t’ua kthejë jetën flokëve tuajnë Këshilla për flokë Efektet e përdorimit të kësaj maske të jashtëzakonshme do të jenë mbresëlënëse, e më e rëndësishmja është se zgjasin shumë. Është ideale për të gjitha llojet e flokëve dhe është aleate e shkëlqyeshme në luftën kundër rënies së flokëve. Nëse dëshironi që t’i forconi, rigjeneroni dhe t’i ushqeni flokët e dëmtuar, kjo maskë me tharm do të jetë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Aplikojeni në flokë dy herë në javë në periudhë prej gjashtë deri tetë javëve, e nëse mendoni se është e nevojshme, vazhdojeni trajtimin edhe për katër javë të tjera, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Përbërësit: 1 lugë e vogël me qumësht të ngrohtë 1 lugë e vogël me mjaltë (ose sheqer) 20 gramë tharm të freskët (nëse nuk keni të freskët, mund të përdorni edhe të tharë, por duhet ta dini se në këtë rast keni nevojë për më pak tharm – 7 gramë të tharmit të tjerë zëvendësojnë 40 gramë tharm të freskët) Përgatitja: Në qumësht e qitni mjaltin (ose sheqerin) dhe kur të tretet ia shtoni tharmin. Përzierjen e përgatitur e lini që të qëndrojë 20 minuta në vend të ngrohtë, më së miri në një vend me diell. Aplikimi Maskën e aplikoni në flokë të sapolarë dhe të lagët. Filloni nga rrënjët dhe vazhdoni drejt skajeve. Nuk do të gaboni edhe nëse këtë maskë e aplikoni në flokë të palarë. Në fund, e merrni një qese najloni, e qitni në kokë dhe e mbështillni me peshqir. Maskën e lini që të veprojë së paku një orë, e më pas flokët i lani me shampon. Ky lloj i maskës më së miri vepron kur të ngrohet, sepse një mjedis i tillë është më i miri për zhvillim të kërpudhave nga tharmi. Me rritjen tyre, rritet gjithashtu sasia e vitaminave, mineraleve proteinave dhe materieve të tjera ushqyese. Në këtë mënyrë flokët ushqehen me të gjitha gjërat e nevojshme për rritje dhe përtëritje. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …