Maska përfekte kundër rrudhave

Maska përfekte kundër rrudhaveI keni vërejtur rrudhat e para dhe ju ka përfshirë paniku? Mos u brengosni, bëjeni këtë maskë fenomenale për fytyrë dhe rrudhat do të jenë më pak të dukshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

– 3 lugë me sodë të bukës

– 1 lugë e vogël me mjaltë

– 3-4 kapsula me vitaminë E

– 3-4 lugë të vogla me qumësht

– ¼ e një luge të vogël me kanellë

Të gjithë përbërësit i përzini në një enë të vogël deri kur të bashkohen tërësisht, e më pas e aplikoni në fytyrë, duke i bërë ngadalë masazh lëkurës me lëvizje qarkore me maja të gishtërinjve. Pas kësaj lëreni maskën që të thahet në fytyrë për 10-15 minuta. Soda e bukës në këtë rast vepron si piling dhe ngadalë i mënjanon qelizat e vdekura nga lëkura, mjalti në mënyrë natyrale e hidraton lëkurën dhe veç kësaj është shumë i pasur me antioksidues dhe ka karakteristika kundër baktereve. Vitamina E është gjithashtu antioksidues, që mbron dhe përtërin qelizat e lëkurës, kanella ka ndikim të ngrohtë në lëkurë dhe sjell oksigjen të freskët. Gjaku që është i pasur me oksigjen në sipërfaqe të lëkurës i shkatërron bakteret dhe mënjanon helmet nga lëkura, gjë që ndihmon që të arrihet një lëkurë e shkëlqyer, e lëmuar dhe pa rrudha.