nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për lëkurë Maska për trajtimin e lëkurës së lëshuarnë Këshilla për lëkurë Lëshimi i lëkurës është një proces i pashmangshëm natyral, që ndodh kur ne plakemi, shtojmë ose humbim peshë. Gjithsesi, lëshimi i lëkurës është më evident në disa pjesë të caktuara, si puna e pjesës nën nofulla dhe lëkura në pjesën e epërme të duarve. Ndonëse është e pamundur ta eliminoni krejtësisht lëshimin e lëkurës si proces, ekzistojnë ilaçe natyrale që ju ndihmojnë në përmirësimin e dukjes së lëkurës së lëshuar, disa prej së cilave ua kemi sjellë më poshtëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Maska me të bardhë të vezës Përzieni të bardhtë e një veze me një lugë gjelle vaj trumze dhe aplikojeni maskën e fituar në lëkurën ku keni probleme. Ky është njëri nga ilaçet më të efektshëm për trajtimin e lëkurës së lëshuar dhe rrudhave. Veza stimulon prodhimin e kolagjenit, ndërsa vaji i trumzës ndihmon në hidratimin e lëkurës. Ky kombinim bën që lëkura të mos lëshohet. Maska me banane Maska e fituar me përzierjen e një banane, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë çaji vaj ulliri ndihmon në përmirësimin e dukjes së lëkurës suaj. Kjo maskë, përveçqë ia kthen shkëlqimin lëkurës, ndihmon edhe në ruajtjen e butësisë, që më pastaj ndihmon në tërheqjen e lëkurës dhe rregullon prodhimin e sebumit (një substancë natyrale në formë yndyre). Image Pasta me shafran të Indisë Krijoni një pastë duke përzier shafranin e Indisë me ujë dhe pasi që ta keni krijuar një masë homogjene, shpërndajeni në mënyrë të barabartë në fytyrë. Lëreni përzierjen që të thahet për 15 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë. Kjo kurë natyrale është më efektive nëse përsëritet disa herë në javë, për t’u siguruar që lëkurës i kthehet elasticiteti. Maska me dredhëza dhe jogurt Shtypni disa dredhëza dhe përzieni me 2-3 lugë gjelle jogurt për ta krijuar një maskë që mund të aplikohet në fytyrë. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e vet për disa minuta, para se ta pastroni. Ky kombinim vepron për mrekulli në tërheqjen e lëkurës si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke mundësuar një dukje më rinore të fytyrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Lëngu i domates Nxirreni lëngun nga një domate e freskët dhe aplikojeni në lëkurën tuaj duke bërë lëvizje rrethore. Bëjini masazh lëkurës për rreth pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë. Aplikimi i vazhdueshëm i lëngut të domates ndihmon në reduktimin e lëshimit të lëkurës dhe në të njëjtën kohë ndihmon në mbylljen e poreve, duke ua mundësuar të keni edhe lëkurë me shkëlqim. Relaksimi i lëkurës Relaksohuni në një vaskë të nxehtë me kripë deti. Kjo gjë ju ndihmon ta përmirësoni dukjen e lëkurës suaj. Përsëriteni këtë proces çdo ditë, për një javë dhe si rrjedhojë do ta përmirësoni dukjen e lëkurës së lëshuar, do t’i stimuloni muskujt dhe do ta riktheni shkëlqimin rinor, që e keni pasur dikur. Vaji esencial i limonit Aroma e limonit zakonisht shërben si sinonim i freskisë dhe energjisë. E, pikërisht kështu do të duket dhe do të ndihet lëkura juaj pas trajtimit me vaj esencial të limonit. Kjo pemë citrike ka veti të forta antiseptike, megjithatë nuk i bën fare dëm lëkurës suaj. Përkundrazi, vaji esencial i limonit stimulon mbylljen e poreve, i qetëson rrudhat dhe e përmirëson dukjen e përgjithshme të lëkurës. Aplikojeni vajin esencial të limonit me një topth pambuku ose përzieni me ujë dhe aplikojeni në lëkurë nëpërmjet shishes me sprej. Soda e bukës Përzieni sodën e bukës me ujë të vaktë deri sa të krijohet një pastë e trashë, të cilën më pastaj e aplikoni në lëkurë, duke bërë lëvizje rrethore të pëllëmbës së dorës. Soda e bukës është një kurë natyrale që ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepër si dhe në zgjidhjen e problemeve me akne, e bën lëkurën më të butë dhe i qetëson rrudhat. Nëse lëkura juaj duket e lodhur, përdorni sodë buke për ta rigjallëruar. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …