nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për flokë Maska për çdo problem të flokëvenë Këshilla për flokë Maskat me përbërës natyralë janë gjithnjë një ide e mirë ! Janë ushqyese, hidratuese dhe duket se i rikthejnë shkëlqimin lëkurës apo flokëve. Larg kimikateve dhe produkteve kozmetike, do të japim më poshtë 3 receta maskash për të trajtuar problemet më të shpeshta të flokëve : majat e djegura, flokët e hollë dhe rënien. Uthull molle dhe limon Kjo maskë është e përkryer për flokët me yndyrë pasi dy përbërësit e sipërpërmendur mund të eleminojnë vajin e tepërt nga flokët. Uthulla e mollës dhe limoni do të balancojnë nivelin e pH të flokëve duke eleminuar gjithashtu zbokthin. Mbushni një të katërtën e gotës me uthull molle dhe në të shtrydhni gjysmë limoni. Lëreni për 10 minuta e më pas aplikoni në flokë duke masazhuar skalpin. Lëreni maskën për 15 minuta dhe më pas shpëlajini flokët normalisht. Maskë me vezë Vezët janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese. Vezët përmbajnë proteina, hekur, vitaminë A, B dhe D. Përmbajtja e tyre është jashtëzakonisht e shëndetshme për flokët pasi nxisin rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien falë vitaminave A dhe D. Kjo maskë është e shkëlqyer për çdo lloj floku. Përzieni një filxhan qumështi, dy lugë lëng limoni, dy lugë vaj ulliri dhe një vezë. ( Përshtatni përbërësit sipas gjatësisë së flokut) Pas përzierjes së përbërësve aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut. Lëreni për 15 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht. Nëse flokët tuaj kanë tendencën të vajosen përdorni vetëm të bardhën e vezës. Banane, mjaltë dhe bajame Kjo maskë është e përkryer për flokët e thatë. Banania dhe mjalti përmbajnë enzima hidratuese. Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni me ndihmën e një piruni. Shtoni disa pika vaj bajame dhe përziejeni me dy lugë mjaltë deri sa të formohet një masë homogjene. Lereni maskën për 20 deri 25 minuta dhe shpëlajini flokët me ujë të ftohtë. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …