nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për flokë Maska nga kefiri për flokë shkëlqim dhe vëllimnë Këshilla për flokë Maskat me bazë kefiri kontribuojnë në shkëlqimin dhe vëllimin e flokëve. Përveç kësaj, janë të shkëlqyeshme për forcim, kurim dhe rritje të flokëve dhe mund t’i përdorni edhe në kushte shtëpiake. Falë karakteristikave të saj ushqyese dhe hidratuese, maska nga kefiri i bën flokët të butë dhe të mëndafshtë. Në përbërje të kefirit gjenden vitamina të grupeve B dhe E si dhe proteina, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Maska e thjeshtë për dendësi të flokëve E ngrohni pak kefirin dhe e aplikoni në flokë të tharë në tërë gjatësinë, ndërsa kujdes të veçantë u kushtoni rrënjëve. Ia bëni një masazh kokës, në mënyrë që maska të absorbohet dhe të nxitet qarkullimi i gjakut. Mbështilleni kokën me një qese najloni dhe e ngrohni me një peshqir ose kapelë. Mbajeni maskën për 30-40 minuta, e më pas flokët i shpëlani me ujë të ngrohtë dhe i lani me shampon. Këtë procedurë mund ta bëni një ose dy herë në javë. Maska për rritje të flokëve Në këtë recetë përdoret tharmi i bukës, i cili është i njohur për stimulim të rritjes së flokëve. Do të keni nevojë për 100 ml zefir, 20 g tharm, 1 lugë të gjellës me mjaltë dhe një të verdhë të vezës. Për efikasitet më të madh mund ta shtoni edhe një ampulë me vitaminë B, e cila stimulon rritjen e flokëve. I përzini të gjithë përbërësit në kefirin e ngrohur pak dhe aplikojeni maskën në tërë gjatësinë e flokëve. Mbështilleni kokën e lëreni maskën të veprojë për një orë. Më pas i lani flokët si zakonisht. Kjo recetë është, gjithashtu, efikase kundër zbokthit dhe ndihmon në forcimin e flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Maska hidratuese I përzini 100 ml zefir, 1 të verdhë të vezës dhe një lugë të gjellës me vaj ulliri. Aplikojeni në flokë dhe mbajeni maskën, jo më pak se një orë. Mos harroni, sikur edhe në recetat e mëparshme, kujdes të veçantë dihet t’u kushtoni rrënjëve të flokëve dhe masazhit të kokës. Kjo maskë shpëlahet shumë mirë me shampon. Bëjeni një herë në javë. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …