Maska natyrale për flokë me ngjyrë më të çeltë

Maska natyrale për flokë me ngjyrë më të çeltëA dëshironi të keni flokë me ngjyrë më të çeltë këtë pranverë, pa pasur nevojë që të shkoni në sallon bukurie? Nëse po, atëherë doemos duhet t’i provoni alternativat natyrale, që ua kemi sjellë më poshtë, raporotn Gazeta Kosova Sot Online

MJALTI Mjalti është përbërës i përkryer për ndriçimin e flokëve, për shkak se përmban sasi të vogël të peroksidit të hidrogjenit, mirëpo ka edhe veti zbutëse, që kundërveprojnë ndaj efektit tharës të çeljes së ngjyrës. Mjalti, natyrisht, është shumë i vështirë për t’u hequr nga flokët, andaj rekomandohet që para trajtimit të flokëve me mjaltë ta përzieni me ujë ose uthull. Pasi t’i keni trajtuar flokët mbështillini me një qese plastike dhe lërini përgjatë gjithë natës.

KAMOMILI Ngjyra e artë e kamomilit si dhe përbërësit e tij ndihmojnë në ofrimin e nuancave të çelëta të flokëve. Vlojeni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Ngopini flokët me çaj kamomili dhe ekspozojini flokët në rrezet e diellit derisa të thahen. Rrezet e diellit dhe kamomili do t’ju ndihmojnë të fitoni flokë me ngjyrë më të çeltë.

LIMONI Lëngu i limonit është i mbushur përplot me acid citrik, andaj edhe është njëri nga ilaçet më të mira natyrale për ndriçimin e flokëve. Përzieni 60 mililitra ujë me 250 mililitra lëng limoni në një shishe me kapak dhe tundini mirë. Limoni mund të ndikojë në tharjen e flokëve, andaj, nëse edhe ashtu keni flokë të thatë, përzierjes mund t’ia shtoni disa pika vaj flokësh. Trajtojini flokët me këtë përzierje me ndihmën e sprejit dhe vazhdimisht gjatë ditës freskojini flokët me të.

KANELLA Krijoni një maskë duke përzier kanellën me një sasi të vogël uji dhe me përzierjen e fituar trajtojini flokët, duke filluar nga rrënjët deri në majë. Mos harroni ta mbuloni çdo centimetër floku. Maskën mund ta lini në flokë për sa gjatë të dëshironi, megjithatë rekomandohet që të lihet përgjatë gjithë natës.