Maska me ananas për eliminimin e rrudhave nën sy

maskaNjëri nga shqetësimet më të mëdha të femrave është shfaqja e rrudhave në lëkurën e fytyrës dhe, ndonëse është një proces biologjik i plakjes së lëkurës, shumë femra mundohen ta shtyjnë këtë proces dhe të duken të reja për një kohë më të gjatë.

Megjithatë, kjo është shumë e vështirë, sidomos nëse jeni të ekspozuar ndaj faktorëve të ambientit, të cilët përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës.

Pjesa e lëkurës nën sy është njëra nga pjesët më të prekura nga rrudhat e tilla, mirëpo, për fat të mirë, ka disa teknika të cilat ndihmojnë në ripërtëritjen e kësaj pjese të lëkurës. Megjithatë, shumica e këtyre teknikave janë të shtrenjta dhe jo gjithherë janë 100 për qind efektive. Për këtë arsye më poshtë ua kemi sjellë recetën për krijimin e maskës natyrale me ananas, që siguron efekt të ngjashëm me atë të produkteve komerciale. ,raporton Gazeta Kosova Sot Online

CILAT JANË PËRFITIMET E KËSAJ MASKE NATYRALE ME ANANAS?

Ananasi është një pemë tropikale që për një kohë të gjatë është përdorur edhe për qëllime mjekësore. Jo shumë kohë më parë, megjithatë, është zbuluar që ananasi ka veti çudibërëse për lëkurën tuaj, falë një enzime aktive që zvogëlon pezmatimin dhe rregullon balancën natyrale të pH-së. Kjo enzime është një burim natyral i acidit alfahidroksil, një përbërës që përdoret në industrinë kozmetike për prodhimin e kremrave kundër rrudhave. Përveç kësaj, vlen të theksohet që ananasi është i pasur me antioksidues, molekula që kanë aftësi ta ngadalësojnë procesin e dëmtimit të qelizave nga radikalët e lirë. Për më tepër, ananasi përmban edhe sasi të madhe të ujit, që rregullon prodhimin e yndyrës natyrale nga ana e lëkurës suaj. Ananasi ndihmon edhe në ruajtjen e butësisë natyrale të lëkurës, duke zvogëluar problemet e ndërlidhura me thatësinë dhe qërimin e lëkurës.

PËRFTIMI I MASKËS NATYRALE NGA ANANASI

Për të përfituar nga të gjitha vetitë e lartpërmendura të ananasit, është e rëndësishme ta krijoni maskën natyrale, për përftimin e të cilës duhet të përdorni edhe mjaltë, që është një produkt shumë i rëndë- sishëm për eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Përbërësit: 1 copë e madhe ananas; 2 lugë gjelle mjaltë. Përgatitja: Largojeni lëvoren e ananasit dhe preni një copë të madhe. Vendoseni në përzierëse dhe përzieni mirë. Pasi ta keni përfituar një masë të trashë homogjene, shtoni edhe dy lugë mjaltë dhe vazhdoni t’i përzieni.

MËNYRA E APLIKIMIT:

Në mbrëmje, pasi ta keni pastruar çdo pjesë të fytyrës nga grimi, aplikojeni këtë maskë në pjesët e lëkurës përreth syve, duke u kujdesur që t’i mbuloni rrudhat. Lëreni maskën që ta kryejë punën e vet për 20-30 minuta, para se ta pastroni me ujë të ftohtë. Produktin që tepron mund ta ruani në frigorifer. Përdoreni këtë maskë çdo natë, ose të paktën tri herë në javë.

GJËRAT QË DUHET MBAJTUR MEND

Disa nga komponentët e ananasit mund të bëjnë që lëkura juaj të bëhet më e ndjeshme ndaj rrezeve të diellit, andaj është e rëndë- sishme ta shmangni ekspozimin ndaj rrezeve të diellit pas aplikimit të kësaj maske. Për ta shmangur djegien nga rrezet e diellit ose efektet tjera të padëshiruara, përdoreni maskën vetëm në mbrëmje dhe mos harroni të aplikoni krem për mbrojtje nga rrezet e diellit të nesërmen. Nëse keni ndonjë çrregullim të lëkurës, më së miri është që ta bëni një test të vogël të lëkurës, para se ta aplikoni këtë produkt në gjithë pjesën e lëkurës përreth syve. Falë efekteve kundër rrudhave dhe efekteve zbutëse, këtë maskë mund ta përdorni edhe për rigjallërimin e lëkurës delikate të qafës dhe gjoksit. Në të dyja rastet duhet ta rrisni sasinë e mjaltit, për ta bërë maskën më efektive. Gjithashtu, është shumë e rëndë- sishme që të ushqeheni me një dietë të shëndetshme, gjithmonë të përdorni krem për mbrojtje nga dielli dhe syze të diellit dhe të pini sa më shumë ujë. Ndiqni këto këshilla dhe do ta shihni që, me fare pak para, mund ta arrini një lëkurë më të re dhe më tërheqëse.