Masazhi relaksues

masazhiStreset e përditshme, lodhja dhe mundimi i tepërt rrisin presionin e gjakut. Herë pas here njeriut i nevojitet të relaksohet. Dhe mënyra më e mirë për tu relaksuar, është masazhi relaksues. Sa më shpesh të bëni masazh aq më mirë do ju funksionojnë enët e gjakut.

Masazhi stimulon fijet nervore, liron tensionin, largon stresin si dhe është një mjet i shkëlqyer në luftën kundër dhimbjes së kokës dhe pagjumësisë. Gjithashtu masazhi ushqen lëkurën, e rritë elasticitetin e lëkurës, lëkuren e bën më të butë dhe të ndritshme.

Masazhi mundëson relaksimin e thellë i cili lehtëson largimin e lodhjes fizike dhe mendore;
Varësisht se ku aplikohet, masazhi mundëson lëshimin e tensioneve kronike në qafë , në supe, dhe mbrapa në shpinë.

Sot do ju mësojmë se cilat janë hapat fillestare se si të bëni një masazh relaksues.

Mjafton të keni pak vaj masazhi dhe çdo gjë do të shkojë më së miri.