Makina e nuses: Limuzine dhe propozime origjinale

Nese stili i dasmes dhe veshjeve eshte shume elegante dhe rruget per te kaluar ja u lejojne, zgjedhja e makines per nusen mund te mendohet si ato te nje dive te vertet, nje Limuzine amerikane.

Zakonisht te gjata deri ne 8.60 metra, Limuzinat jane te karakterizuara nga nje hapsire e madhe ne brendesi te saj te veshur me lekure, duke zoteruar konfort, nje bar me shampanje, televizor, internet, nje pasqyre mbi tavan, nje xham ndares nga shoferi etj, me pak fjale nje luks i vertet.

Ngjyra e bardhe e karrocerise dhe shoferi me dorashka te bardha jane vertet te duhurat. Limuzina mund te mbaje deri ne 8 pasagjer, keshilla eshte qe cifti ta gezoje Limuzinen ne privatsi totale, por ne alternative Limuzina mund te mbaje edhe deshmitaret, shoqeruesit gjate rruges per ne ceremoni.

Zgjedhje origjinale per makinen e nuses

Per udhetimin nga shtepia e nuses ne vendin e ceremonise parapelqehet gjithmone nje makine klasike. Por kjo nuk pengon ciftin qe te zgjedh nje spider me dy vende. Ja disa ide:

– Nje Ferrari, i pershtatshem per ciftet e reja dhe sportive
– Nje cabriolet me dy vende
– Nje motor ose nje vespa
– Nje helikopter, per te ardhur ne vendin e ceremonise me stil dhe duke i lene te gjithe me goje hapur.
– Nje ballon, ideale edhe per te bere foto te mrekullueshme
– Karroca mitike me dy kuaj te bardhe, per nje dasem vertet prej perralle./ikub/